Pas aksidentit në aksin Levan-Tepelenë, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Poshnje-Urë Vajgurore.
Në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Çiflikut ‘, shtetasi Jetmir Caushi banues në Urën Vajgurore,duke drejtuar një mjet karotrec ka aksidentuar shtetasin Dritan Miçin, banues në Berat.
45 vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat, ndërkohë policia po heton për zbardhjen e aksidentit.