Tjetër alarm i Donald Lu: Politikanë dhe gjykatës të korruptuar do vjedhin zgjedhjet

Publikuar tek: politike, më 12:26 02-02-2017 Tjetër alarm i Donald Lu: Politikanë dhe gjykatës të korruptuar do vjedhin zgjedhjet

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu ka lëshuar një tjetër deklaratë alarmuese ku paralajmëroi se politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet e 18 qershorit.

Lu kërkoi nga shoqëria civile, partnerët ndërkombëtare dhe media që të tregohen “syshqiponjë” përballë kësaj situate në mënyrë që të mbrohet demokracia.

“Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin këto zgjedhje, reformën në drejtësi dhe gjithçka tjetër në ekonominë e vendit. Këta persona janë veçanërisht të frikësuar nga vëzhguesit vendorë të zgjedhjeve dhe ata që mbrojnë demokracinë e drejtpërdrejtë. Ju flsini shqip, kuptoni kontekstin politik dhe keni mësuar marifetet e partive politike. Ju të shoqërisë civile dhe të medias jeni rojtarë. Kjo nuk është detyrë për amatorë, nuk është pa kosto dhe nuk është pa rreziqe. Që të keni efekt ju duhet mbështetje politike dhe financiare, ju duhet përvojë, besueshmëri dhe mbi të gjitha kurajo. I njëjti syshqiponjë është i nevojshëm për reformën në drejtësi”, u shpreh ambasadori amerikan.

Donald Lu akzuoi gjithashtu kryeprokurorin Adriatik Llalla se po përpiqet të kontrollojë sistemin e drejtësisë dhe të manipulojë procesin.

Lexo edhe: Donald Lu akuzon publikisht Adriatik Llallën: Kërkon të kontrollojë drejtësinë, tentoi manipulimin e shortit të KED

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096991062164307
array(1) { ["section"]=> string(89) "tjeter-alarm-i-donald-lu-politikane-dhe-gjykates-te-korruptuar-do-vjedhin-zgjedhjet-67463" }