Tjetër atentat MAKABËR në SHBA, vriten 4 persona në Bruklin

Publikuar tek: bota, më 13:57 12-10-2019 Tjetër atentat MAKABËR në SHBA, vriten 4 persona në Bruklin Foto ilustruese

4 persona kanë vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur pas të shtënave në Bruklin të SHBA-së.

Megjithatë, policia ende nuk ka asnjë informacion se cilët janë agresorët, motivet e krimit dhe se çfarë arme është përdorur. Edhe pse u njoftua në rrugë online se atentati ka ndodhur në një klub privat, policia e njujorkeze ende nuk e ka identifikuar saktësisht godinën se ku ka ndodhur atentati.

6 ditë më parë një tjetër atentat i ngjashëm ndodhi në një lokal nate në Kansas të SHBA-së, ku një person hyri brenda dhe vrau 4 veta dhe plagosi 5 të tjerë. Deri më tani, policia nuk ka asnjë informacion apo dyshim se kush mund të jetë atentatori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011311054229736
array(1) { ["section"]=> string(65) "tjeter-atentat-makaber-ne-shba-vriten-4-persona-ne-bruklin-181773" }