Tjetër avion me drogë Shqipëri- Itali, zbardhen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar

Publikuar tek: aktualitet, më 08:21 07-09-2015

Një tjetër avion i mbushur me drogë është zbuluar në nga policia në Torino të Italisë. Avioni ka mundur t’i shpëtojë kontrolleve kufitare, por në fund është ndalur nga një operacion i përbashkët i policisë së Torinos me atë të Milanos. 80 kilogramë drogë dhe 4 të arrestuar mes të cilëve dy shtetasit shqiptarë, Maksim Llanaj 37 vjeç dhe Fitor Aliaj 43 vjeç.

80 kg drogë ishte fshehur brenda avionit, ndërsa ishte modifikuar sedilja e pasagjerit për të krijuar më shumë hapësirë. Katër trafikanë janë arrestuar nga policia, por për momentin nuk jepen detaje nëse personat janë shtetas shqiptarë, apo mes tyre ka edhe italianë.

Policia ka sekuestruar drogën e gjetur dhe po vijon hetimet për zbulimin e një rrjeti më të madh të trafikut.

Ndërkaq pas publikimit të lajmit ka reaguar kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili pyet në Facebook se cili do të jetë justifikimi i rradhës i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe kryeministrit Edi Rama.

“Tjeter avion me drogë nga Shqipëria u kap sot në Itali. Çfarë do të thonë sot ministri i drogës dhe shefi i tij?”-, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet i vdekur një bari në Delvinë
Reforma në Drejtësi, ministri Naço: Po hetohen dy gjyqtarë dhe një prokuror për korrupsion »
Article Logic
Execution time: 0.011583089828491
array(1) { ["section"]=> string(87) "tjeter-avion-me-droge-shqiperi-itali-zbardhen-emrat-e-dy-shqiptareve-te-arrestuar-20137" }