Tjetër avion në qiellin e Shqipërisë, këtë herë filmohet nga banorët
Avionët e vegjël tashmë janë thuajse të zakonshëm për trafikun ajror shqiptar, edhe pse qytetarët e kanë të vështirë t’i shohin për shkak se fluturojnë larg zonave urbane.
Një i tillë është filmuar së fundmi në fshatrat e Kavajës dhe video është publikuar nga faqja “JOQ” në Facebook. Megjithëse një denoncim i dy ditëve më parë i ish-kryeministri Sali Berisha fliste për një avion droge mbi Vlorë, nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin.
Përveçse transport droge, ndoshta këta avionë përdoren edhe për shëtitje turistësh, hedhje me parashutë, shuarje zjarresh....apo mos ndoshta kemi të bëjmë me ndonjë avion spiun që përgjon fshatarët e Kavajës? Këta lloje avionesh kushtojnë shumë lirë, krahasuar me çmimin e makinave luksoze si Range Rover, apo Mercedes te 2016-ës, një avion 4-6 apo 8 vendesh kushton nga 100 mijë në 200 mijë euro.