Tjetër bilanc i zi në Kosovë, 14 viktima nga Covid-19 dhe 172 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 15:13 10-08-2020 Tjetër bilanc i zi në Kosovë, 14 viktima nga Covid-19 dhe 172 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Situata vijon të jetë alarmante në Kosovë nga pandemia e koronavirusit.

Në 24 orë e kanë humbur jetën nga koronavirusi 14 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 341.

Gjatë ditës së fundit janë testuar 506 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 172 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 341 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10.419.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011899948120117
array(1) { ["section"]=> string(106) "tjeter-bilanc-i-zi-ne-kosove-14-viktima-nga-covid-19-dhe-172-raste-te-reja-gjate-24-oreve-te-fundit-216703" }