Tjetër deklaratë befasuese nga Trump: Sadam Hyseni dinte si të sillej me terroristët

Publikuar tek: bota, më 19:59 06-07-2016 Tjetër deklaratë befasuese nga Trump: Sadam Hyseni dinte si të sillej me terroristët

Sadam Hyseni vdiq thuajse dhjetë vjet më parë. Ish-presidenti irakian u ekzekutua me varje pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit në 2006.

Dje, Sadam Hyseni ishte një ndër temat kryesore në komentet e bëra në Twitter, pasi kandidati presidencial Donald Trump u shpreh me komplimenta për stilin e tij udhëheqës:

“Sadam Hyseni ishte njeri i lig, apo jo? Ishte vërtetë njeri i lig. Por ai bënte diçka shumë mirë. Ai vriste terroristë. Këtë e bënte aq mirë, nuk u lexonte të drejtat, nuk u jepte të drejtë të flisnin. Ai ishte terrorist, aq e kishte,” tha kandidati republikan para përkrahësve të tij.

Donald Trump ka bërë komente të ngjashme gjatë viteve të fundit. Në 2014 ai shkroi në Twitter se Iraku ishte tani vend më i rrezikshëm se gjatë kohës kur ishte nën Sadamin.

“Lufta ishte gabim, e kam thënë që në fillim. Bushi dhe Obama duhet të kërkojnë ndjesë,” shkruante Trumpi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021552801132202
array(1) { ["section"]=> string(89) "tjeter-deklarate-befasuese-nga-trump-sadam-hyseni-dinte-si-te-sillej-me-terroristet-45764" }