Tjetër denoncim për biznesmenin Sulaj: S’ka paguar 200 punonjësit e kompleksit ‘Tajvan’

Publikuar tek: politike, më 21:53 02-01-2018 Tjetër denoncim për biznesmenin Sulaj: S’ka paguar 200 punonjësit e kompleksit ‘Tajvan’

Një tjetër denoncim për biznesmenin Besnik Sulaj ka mbërritur në postën elektronike të ish kryeministrit Sali Berisha nga një person që pretendon se punon në kompleksin Tajvan në kryeqytet.

Ai thotë se prej dy muajsh, 200 punonjës në këtë kompleks nuk kanë marrë pagat.

Mesazhi i plotë i Berishës:

Besua i Partise nuk paguan rrogat jo vetem te naftetareve por as dhe te punonjesve te Kompleksit Taiëan.

Ndrikull Vjero, pavaresisht se ai nuk paguan tatimet, i anullon kontrollet.

Lexoni mesazhin e punonjeses dixhitale, e cila denoncon Beson:

-qe nuk u jep rrogen dhe nuk u paguan siguracionet

- I le punetoret pa Vit te Ri dhe madje edhe pa buke ne shtepi

Tatimoret shkohjne per kontroll por largohen menjehere me urdher nga lart. sb

“Pershendetje I nderuar Doktor Berisha .

Une qe po ju shkruaj jam nje punetore e kompleksit Taiëan ne Tirane ne pronesi te Besnik Sulaj.

Ashtu si naftetaret e Ballshit dhe ne 200 punetore te kompleksit Taiëan nuk jemi paguar prej 2 muajsh dhe as siguaracionet nuk jane derdhur.

Nuk kemi se me cfare te ushqehemi jo me te festojme.

Asnje institicion shtetror nuk na perkrah.

Tatimet vijne per kontroll por menjeher ju vjen urdheri nga lart te largohen.

Faleminderit ju jeni e vetmja shprese per te ngritur shqetesimet tona.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012162923812866
array(1) { ["section"]=> string(91) "tjeter-denoncim-per-biznesmenin-sulaj-s-ka-paguar-200-punonjesit-e-kompleksit-tajvan-105214" }