Tjetër denoncim seksual për policinë: Efektivi tenton të përdhunojë studenten në Fakultetin e Juridikut

Publikuar tek: aktualitet, më 17:33 12-02-2019 Tjetër denoncim seksual për policinë: Efektivi tenton të përdhunojë studenten në Fakultetin e Juridikut

Një polic i forca të ndërhyrjes së shpejtë është denoncuar nga studentët pasi i veshur civil ka tentuar të përdhunojë një studente në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkodrës.

Denoncimin e ka bërë publike në ‘Facebook’  ish-kryeministri Sali Berisha, duke u shprehur se pas kësaj tentative polici është kapur nga studentët të cilët e kanë mbyllur në tualetin e fakultetit.

Sipas studentit, polici ka ngacmuar edhe ditën e djeshme një pedagoge.

Studentët janë shokuar nga kjo ngjarje por me ndërhyrjen e disa djemve ai është mbajtur i mbyllur në banjo deri sa ka mbërritur policia.

Denoncimi i plotë:

Zoti Berisha tani sapo eshte arrestuar ne fakultetin juridik ne Shkoder nje polic i veshur civil i cili ka 2 dite qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njeren ka tentuat per ta perdhunuar. Perdhunuesi eshte efektiv i forcave te mderhyrjes se shpejte.Studentet vajza jane shokuar shume por me nderhyrjen e djemve perdhunuesi eshte mbajtur i mbyllur ne banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgje Ai ka qen edhe dje ku ka ngacmuar dhe nje pedagoge.Kjo eshte policia edvin kristaq rames.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067598819732666
array(1) { ["section"]=> string(109) "tjeter-denoncim-seksual-per-policine-efektivi-tenton-te-perdhunoje-studenten-ne-fakultetin-e-juridikut-152520" }