Tjetër dëshmi tronditëse: Në Jetimore na fusnin duart në korent, i kam ende shenjat në kokë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:04 27-05-2016 Tjetër dëshmi tronditëse: Në Jetimore na fusnin duart në korent, i kam ende shenjat në kokë

Dëshmi të reja që dalin çdo ditë për dhunën që është ushtruar ndër vite në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, janë përtej çdo imagjinate dhe i ngjashëm është edhe denoncimi i fundit i bërë në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Laurenci ka qenë dikur banor i Jetimores së Shkodrës dhe ka rrëfyer torturën që ai ka përjetuar që në moshë fare të vogël. “Më rrihnin me shkop sepse bëja urinën në krevat, madje më kanë futur duart në korent kur isha 5-6 vjeç. Shenjat i kam akoma në kokë”, tha ai në dëshminë tronditëse.

Laurenci u shpreh i bindur se për të gjitha torturat që kanë ndodhur brenda këtij institucioni, nuk ka për të pasur ndonjëher drejtësi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nëna e kokoshkave refuzon çdo ndihmë në lekë dhe bën një gjest për t’u lavdëruar
Hapësirat e reklamave, AMA “u tërheq veshin” televizioneve kryesore në vend »
Article Logic
Execution time: 0.013909101486206
array(1) { ["section"]=> string(95) "tjeter-deshmi-tronditese-ne-jetimore-na-fusnin-duart-ne-korent-i-kam-ende-shenjat-ne-koke-41693" }