COVID-19: Tjetër ditë e zezë për Italinë, 712 viktima në një ditë, mbi 8000 në total

Publikuar tek: rajon, më 19:06 26-03-2020 COVID-19: Tjetër ditë e zezë për Italinë, 712 viktima në një ditë, mbi 8000 në total

Bilanci tragjik i të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi në Itali nuk ka të ndalur. Një tjetër ditë e zezë për vendin fqinj.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 712 viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 8215.

Ndërkohë janë 6203 raste të reja të konfirmuar pozitiv me covid-19, 80.589 në total. Të shëruar janë 10.361 persona, ndërsa 3612 janë në gjendje kritike për jetën.

Kujtojmë që Italia me shifrat e fundit po bëhet zyrtarisht vendi më i prekur në botë, edhe pse ka zëra dhe hulumtime që tregojnë se shifrat e Kinës nuk janë reale. Në Europë, Italia është epiqendra e virusit, ndjekur nga Spanja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011157989501953
array(1) { ["section"]=> string(79) "tjeter-dite-e-zeze-per-italine-662-viktima-ne-nje-dite-mbi-8000-ne-total-200195" }