Besim Trezhjeva mësohet se do të jetë edhe gjykatësi i rradhës, i cili do të kalojë në sitën e Vetting-ut.
Seanca dëgjimore publike e tij është vendosur të zhvillohet më datë 11 prill nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Anëtarët e trupës gjykuese të KPK mësohet se janë Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.
Trezhjeva aktualisht është gjykatës në Gjykatën e Apelit në Durrës dhe njëkohësisht edhe kandidat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa është i treti që i nënshtrohet procesit të Vetting-ut.