Tjetër i vdekur nga virusi në Kinë, ende asnjë kurë e gjetur nga mjekët

Publikuar tek: bota, më 09:48 21-01-2020 Tjetër i vdekur nga virusi në Kinë, ende asnjë kurë e gjetur nga mjekët Stafi mjekesor i Wuhan duke transportuar nje pacien te infektuar

Ka arritur në 4 numri i viktimave në Kinë nga virusi i ri i përhapur, me autoritetet që bëjnë me dije se ende nuk është gjetur një mjekim.

Virusi është edhe në 3 shtete të tjera deri tani, me Japoninë, Tajlandën dhe Korenë ë Jugut që kanë patur të paktën nga një pacient me këtë virus.

Virusi që shpërtheu në qytetin Wuhan në Kinë po shpërndahet me shpejtësi, pasi autoritetet kanë konfirmuar se virusi mund të transmetohet nga njerëzit te njëri-tjetri.

Kina ka mbyllur disa nga aeroportet, ndërsa në shtetet fqinje autoritetet e aeroporteve kontrollojnë çdo qytetar që vjen nga Kina, me qëllim identifikimin e rasteve të reja.

Aeroportet dotë jenë të mbingarkuar këtë javë, pasi festohet Viti i Ri Hënor dhe shumë kinezë lëvizin brenda dhe jashtë vendit.

Presidenti kinez Xi u shpreh: "Shpërthimi i fundit i virusit të pneumonisë në Ëuhan dhe vende të tjera duhet të merret seriozisht".

"Komitetet e partisë, qeveritë dhe departamentet përkatëse në të gjitha nivelet duhet të vendosin në radhë të parë jetën e njerëzve dhe shëndetin", u shpreh ai.

"Ata duhet të sigurojnë që masat të kenë një Festival të Qetë, të qetë dhe të gëzuar të Pranverës."

Virusi i ri ngjan me virusin (SARS), që vrau rreth 800 persona në vitet 2002-2003.
 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053285121917725
array(1) { ["section"]=> string(77) "tjeter-i-vdekur-nga-virusi-ne-kine-ende-asnje-kure-e-gjetur-nga-mjeket-192678" }