Tjetër ikje nga LSI-ja, kush është deputetja që i bashkohet Partisë Socialiste (EMRI)

Publikuar tek: politike, më 14:17 24-01-2021 Tjetër ikje nga LSI-ja, kush është deputetja që i bashkohet Partisë Socialiste (EMRI)

Deputetja e LSI-së, Ediola Braha ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendëshëm Bledi Çuçi, i cili shkruan “LSI po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale”.

Ndër të tjetra ai shkruan se Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare.

 “Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm. Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë dhe do ta dëshmojnë me votë. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Në këto zgjedhje nuk diskutohet thjesht mandati jonë i tretë, por jemi në një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Ata janë e shkuara e rrëmujës dhe e rrënimit që nuk meritojnë më besim. #BashkëMePartinëSocialiste ??#PërShqipërinëQëDuam”, shkruan Çuçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: PD-LSI kanë nisur shpifjet dhe baltosjen, se vetëm kjo u ka mbetur; Kanë dy dekada që përçajnë dhe sundojnë shqiptarët
Basha publikoi videon e familjes në nevojë, Rama e përgënjeshtron dhe publikon reagimin e kryefamiljarit: Do ta hedh në gjyq (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012903928756714
array(1) { ["section"]=> string(89) "tjeter-ikje-nga-lsi-ja-kush-eshte-deputetja-qe-i-bashkohet-partise-socialiste-emri-236199" }