Tjetër kërkim për ar, Brazili gjurmon në Amazona

Publikuar tek: bota, më 07:44 24-08-2017 Tjetër kërkim për ar, Brazili gjurmon në Amazona

Qeveria e Brazilit ka bërë gati një rezervë të madhe kombëtare në Amazona për të kërkuar minerale të çmuara. 

Zona mbulon 46.000 km katrorë dhe shtrihet në shtetet veriore të Amapas dhe Paras. Mendohet se e gjithë zona është e pasur me ar dhe minerale të tjera.

Qeveria tha se nëntë zona të ngjashme brenda Amazonës do të vazhdojnë të mbrohen ligjërisht. Megjithatë aktivistët kanë shprehur shqetësim se këto zona mund të dëmtohen jashtë mase.

Një dekret i Presidentit brazilian,  Mishel Temer,  zyrtarizoi kërkimet në zonën e mbrojtur të njohur si Rezerva Kombëtare e Bakrit.

Madhësia e saj është më e madhe se Danimarka dhe rreth 30% e saj do të jetë e hapur për minierat.

Ministria e minierave dhe e energjisë thotë se zonat e mbrojtura pyjore dhe rezervat indigjene nuk do të preken.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stuhi e fuqishme në Kinë, humbin jetën 12 persona
Vdes bodybuilderi 26-vjeçar, mbytet nga ushqimi »
Article Logic
Execution time: 0.0095570087432861
array(1) { ["section"]=> string(53) "tjeter-kerkim-per-ar-brazili-gjurmon-ne-amazona-90017" }