Tjetër LAJM i mirë për Alvin Berishën, vogëlushi shqiptar niset sot për Itali pas operacionit të shpëtimit

Publikuar tek: barometri, më 08:17 08-11-2019 Tjetër LAJM i mirë për Alvin Berishën, vogëlushi shqiptar niset sot për Itali pas operacionit të shpëtimit Afrim dhe Alvin Berisha

Një tjetër lajm i mirë vjen për vogëlushin shqiptar Alvin Berisha.

Newsbomb.al mëson se pas operacionit të shpëtimit, Alvini niset sot për në Itali, ku pritet të bashkohet me babain e tij Afrimin pas 5 viteve.

Alvini u shpëtua falë ndërhyrjes së “Kryqit të Kuq Ndërkombëtar” dhe “Gjysmehënës Siriane”, ndërsa për tërheqjen e tij nga kampet siriane u angazhua edhe qeveria shqiptare.

Alvin Berishën e mori në Siri nëna e tij, gjatë thirrjeve që grupi terrorist ISIS bënte për rekturime rreth 5 vite më parë. Nëna e tij humbi jetën nga shpërtimi i një bombe dhe Alvini mbeti i vetëm në kampin e ish-luftëtarëve të ISIS pranë kufirit me Turqinë.

Ngjarja bëri shumë bujë në Itali, pas transmetimit të një investigimi të medias "Le lene", e cila depërtoi në kampet e ISIS së bashku me të atin e vogëlushit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024803161621094
array(1) { ["section"]=> string(112) "tjeter-lajm-i-mire-per-alvin-berishen-vogelushi-shqiptar-niset-sot-per-itali-pas-operacionit-te-shpetimit-185117" }