Tjetër linjë gazsjellësi mes Shqipërisë dhe Italisë, prezantohet "Eagle LNG"

Publikuar tek: ekonomi, më 18:28 06-07-2017 Tjetër linjë gazsjellësi mes Shqipërisë dhe Italisë, prezantohet

Është prezantuar në Itali projekti i gazsjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë përmes një tubacioni nënujor, përpos gazsjellësit TAP.

Për rreth 100 kilometra mes dy shteteve tubacioni do të shtrihet nga një terminal pranë Levanit në Shqipëri, deri në brigjet e Italisë në Lendinuso, midis Brindisit dhe Lecce-s.

Ky tubacion do të transportojë rreth 4.8 miliard metër kub gaz çdo vit duke synuar të furnizojë vendet e Ballkanit dhe Italinë, kërkesa nga të cilat do të jetë gjithmonë e në rritje, si pasojë e gazifikimit të ulët të këtyre vendeve.

Gjatë prezantimit, Michele Emiliano, president i Regione Puglia, u shpreh se ky projekt shihet më favorizues për rajonin, i cili ndryshe nga TAP, përcaktohet kështu:

“Eagle LNG bazohet në një projekt me impakt të vogël në ambient, si në Shqipëri, ku anija e rigazifikimit është e ankoruar pesë kilometra larg një bregu të pabanuar dhe me pak rëndësi për mjedisin, si në Itali. Pika e takimit në Puglia, në jug të Brindisit, është zgjedhur me kujdes pas studimit të impaktit mjedisor. Përshkimi i gazsjellësit në det nuk kalon nga koralet, ndërsa zona e takimit nuk shtrihet në zona të mbrojtura, ka një zhvillim të ulët urban dhe është pranë rrjeteve rrugore si dhe pranë pikës së lidhjes me rrjetin shpërndarës të Snam Rete Gas”.

Kjo zonë takimi në Torchiarolo ishte konsideruar edhe nga TAP fillimisht, i cili më pas zgjodhi të zhvendoset në San Foca.

Gazsjellësi nënujor me diametër prej 71 centimetrash do të lidhë terminalin në Shqipëri me rrjetin energjetik italian në një gjatësi prej 110 kilometrash, me një thellësi maksimale prej 815 metrash.

Pasi të zbarkojë në Itali, tubat do të përshkojnë edhe 18 km të tjerë nga plazhi deri tek rrjeti kombëtar me presion të lartë. Kapaciteti i gazsjellësit është prej 10 miliardë metra kub gaz natyror në vit.

Eagle është gazsjellësi i tretë që do të transportojë gaz mes Italisë dhe Ballkanit, të tjerët janë TAP dhe Igi-Poseidon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021156072616577
array(1) { ["section"]=> string(79) "tjeter-linje-gazsjellesi-mes-shqiperise-dhe-italise-prezantohet-eagle-lng-85266" }