Tjetër masë “arrest me burg” për Dashamir Xhikën, këtë herë nga Krimet e Rënda

Publikuar tek: barometri, më 08:17 05-02-2018 Tjetër masë “arrest me burg” për Dashamir Xhikën, këtë herë nga Krimet e Rënda

Pas dhënies së masës së sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Elbasanit për ish kreun e ARRSH, Dashamir Xhika, po e njëjta masë i është dhënë edhe nga Krimet e Rënda.

Newsbomb.al bën me dije se bëhet fjalë për dy çështje të ndryshme, abuzimi me 5 milion euro fonde për rrugën e pandërtuar Elbasan-Gjinar si dhe abuzimet e zbuluara nga auditi për rrugën Elbasan-Tiranë.

Masa e dytë vjen pas kallëzimit nga ministri i Infrastukturës Damian Gjiknuri, pas një auditi të kësaj ministrie që zbuloi edhe abuzimet me fondet për rrugën Tiranë-Elbasan. Së bashku me Xhikën, janë kallëzuar edhe Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, Drejtor aktual i kësaj njësie, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Mësohet se Krimet e Rënda kanë dhënë masën arrest me burg në mungesë për këtë çështje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020591020584106
array(1) { ["section"]=> string(82) "tjeter-mase-arrest-me-burg-per-dashamir-xhiken-kete-here-nga-krimet-e-renda-109157" }