Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, një person në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës

Publikuar tek: aktualitet, më 11:11 20-08-2017 Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, një person në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës

Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua para pak minutash në kryeqytet.

Një person është qëlluar me thikë në trup e për pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:15 minuta në zonën e Don Boskos dhe sipas të dhënave të para i plagosur ka mbetur S.M 34 vjeç. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Laprakë ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë, menjeherë pas ngjarjes policia ka mundur të arrestoje autorin e krimit, Besnik Kolndreu 29 vjeç banues në Tiranë ndërsa vijon sqarimin e plotë të rrethanave. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi në Tiranë, burrit vret gruan më pas edhe veten
Tërmet Peçi i kthehet Tritan Shehut: “Do ta bëj Tepelenën publicitare, fjalët e mëdha po ua lë ju “gjuhëtarëve” »
Article Logic
Execution time: 0.014019966125488
array(1) { ["section"]=> string(91) "tjeter-ngjarje-e-rende-ne-tirane-nje-person-ne-gjendje-te-rende-ne-spitalin-e-traumes-89629" }