Tjetër përplasje Ankara-Berlin, Gjermanisë i kërkohen sqarime për “platformën islamike”

Publikuar tek: bota, më 19:18 17-08-2016 Tjetër përplasje Ankara-Berlin, Gjermanisë i kërkohen sqarime për “platformën islamike”

Ankaraja i kërkoi sot Berlinit të sqarojë etiketimin ndaj Turqisë, se kjo e fundit është një platformë qëndrore për grupimet islamike.

Kjo kërkesë për sqarim u bë pasi shtypi gjerman publikoi një dokument konfidencial të qeverisë.

“Akuzat janë një dëshmi tjetër e qëndrimit të njëanshëm, që ka për qëllim të demoralizojë vendin tonë, duke synuar presidentin dhe qeverinë tonë”, deklaroi sot Ministria e Jashtme turke.

Në deklaratën e saj, ministria i kërkoi Gjermanisë të japë sqarime lidhur me komentet.

Dokumenti zyrtar, i publikuar nga televizioni shtetëror ARD, thotë se,”Islamizimi i politikës së brendshme dhe të jashtme të Turqisë e ka bërë vendin një qendër për grupet islamiske”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alami në SHBA dhe Europë: Tronditja që mund të vijë nga Italia
Për të penguar dëbimin, shqiptari kërcënon se do të vrasë gruan »
Article Logic
Execution time: 0.0099079608917236
array(1) { ["section"]=> string(90) "tjeter-perplasje-ankara-berlin-gjermanise-i-kerkohen-sqarime-per-platformen-islamike-50038" }