Tjetër përplasje mes luftëanijeve amerikane dhe iraniane

Publikuar tek: bota, më 21:25 29-07-2017 Tjetër përplasje mes luftëanijeve amerikane dhe iraniane

Një incident i ri ka vënë përballë anijet amerikane dhe ato të palës iraniane në Gji, pas një rasti të njëjtë të shënuar të martën e kaluar, sipas një deklarate të Gardës Revolucionare publikuar në faqen e tyre në internet.

Sipas deklaratës, incidenti u shënua dje pasdite mes aeroplanmbajtëses Nimitz dhe anijeve shoqëruse nga njëra anë dhe fregatave iraniane të pajisura me raketa nga ana tjetër.

“Rreth orës 16:00 sipas orës lokale, aeroplanmbajtësja Nimitz dhe anijet shoqëruese të palës amerikane, që ishin nën monitorimin e fregatave iraniane të pajisura me raketa në afërsi të zonës naftëmbajtëse Ressalat (në rajonin qendror të Gjirit) kanë nisur një helikopter për t’iu afruar anijeve të Gardës Revolucionare”, pohoi deklarate.

Ai denoncoi qëndrimin “provokues dhe aspak profesional të palës amerikane”, të cilën dhanë paralajmërime, me anë të fishekzjarreve në drejtim të fregatave iraniane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Demi vret veten pasi ia ndezën brirët në flakë (Video, pamje të rënda)
Zjarr i madh në festivalin “Tomorrowland” në Spanjë, evakuohen 22 mijë pjesëmarrës »
Article Logic
Execution time: 0.024174928665161
array(1) { ["section"]=> string(62) "tjeter-perplasje-mes-lufteanijeve-amerikane-dhe-iraniane-87754" }