Tjetër protestë/ Nga Fieri në Shkodër, banorët: Jemi BLLOKUAR

Publikuar tek: aktualitet, më 15:53 26-01-2018 Tjetër protestë/ Nga Fieri në Shkodër, banorët: Jemi BLLOKUAR

Pas protestës në Verri të Fierit për krijimin e impiantit të mbetjeve, një tjetër protestë ka nisur këtë herë në Shkodër.

Banorët protestojnë për By Pass-in e Shkodrës ku po kryhen punimet. Ata kundërshtojnë këtë projekt dhe thonë se banesat e tyre kanë mbetur poshtë rrugës kryesore ndërkohë që nuk është menduar për rrugë dytësore që ata të kenë mundësi kalimi.

Sipas Shkodra News, banorët kanë një rrugë tjetër por ajo është e paasfaltuar por edhe 2 kilometër e gjatë. Ata kërkojnë që të mendohet për ta sepse kështu si po bëhen punimet nuk kanë ku të kalojnë dhe janë bllokuar. Po ashtu, në rast të reshjeve të dendura të shiut rrezikon që uji të mbetet në oborret e tyre.

77c39b7e-7233-4c12-af1a-2b6fb3e94567-768x432.jpg

ff981543-8baa-4f8b-bc2b-a956d461051d-768x432.jpg

c5f6c732-bcff-4522-a25a-e68cf83cdf76-768x432.jpg

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023259878158569
array(1) { ["section"]=> string(65) "tjeter-proteste-nga-fieri-ne-shkoder-banoret-jemi-bllokuar-108038" }