Tjetër rekord në Maqedoninë e Veriut: 934 të infektuar dhe 5 viktima nga Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 22:59 30-10-2020 Tjetër rekord në Maqedoninë e Veriut: 934 të infektuar dhe 5 viktima nga Covid-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 934 persona të infektuar me koronavirus, 5 viktima si dhe 454 të shëruar. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë bërë gjithsej 2.748 mostra në 24 orët e fundit.

Në krahasim me dy javët e fundit, numri i viktimave është më i ulët ndërsa i të infektuar ka arritur shifrën më të lartë që nga muaji shkurt.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, gjithsej 342 raste. Qytete tjera që kanë shënuar numër të lartë të të infektuarve janë: Velesi me 88 raste, Prilepi me 61 raste dhe Tetova me 58.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë të diagnostikuar 30.488 persona, prej tyre 20.448 janë shëruar, 982 kanë vdekur ndërsa 9.058 persona janë aktiv.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi në ishullin grek: Dy fëmijë mes viktimave të tërmetit, i zuri poshtë muri teksa ktheheshin nga shkolla
Tërmeti i fuqishëm në ishullin Samos, mes të plagosurve edhe 14 vjeçari shqiptar nga Lezha, dërgohet me helikopter për mjekim në Athinë »
Article Logic
Execution time: 0.011204957962036
array(1) { ["section"]=> string(87) "tjeter-rekord-ne-maqedonine-e-veriut-934-te-infektuar-dhe-5-viktima-nga-covid-19-225860" }