Tjetër SKANDAL i kompanisë “SALILLARI”, banorët: Po masakrohet lumi Mat, vijnë natën marrin zhavorr dhe shkarkojnë mbetje të ngurta, bashkia thotë se nuk kanë leje

Publikuar tek: aktualitet, më 19:10 23-01-2021 Tjetër SKANDAL i kompanisë “SALILLARI”, banorët: Po masakrohet lumi Mat, vijnë natën marrin zhavorr dhe shkarkojnë mbetje të ngurta, bashkia thotë se nuk kanë leje Kamionet e kompanise Salillari marrin zhavorrin nga lumi Mat dhe zbrazin mbetje te ngurta

Pas cilësisë së dobët të punimeve në rrugët e ndërtuara prej saj, kompania “Salillari” është ëprfshirë në një tjetër skandal.

Janë banorët e fshatit Skuraj në Kurbin që tregojnë se si kamionët e kësaj kompanie shkojnë natën dhe masakrojnë lumin Mat.

Ata thonë se këta kamionë gërryejnë lumin dhe mbushen me zhavorr, ndërsa në lum zbrazin mbetje të ngurta.

“Ka bërë një krim shumë të madh që lumi i Matit s’duhet të preket kurrë dhe ka marrë zhavorin dhe ka hedhur inerte nga Tirana. Mbeturinat e Astirit që kanë prish pallatet i sjellin të mbushin lumin Mat pasi i marrin zhavorin. Kërkoj nga firma Salillari të heqë dorë o të bëjë argjinturë jo të përmbytë tokën time. Këtu ka ardhur lartësia e ujit 1 metër. Nga 30 dylymë tokë, tani kam vetëm 3 dylymë”, është shprehur një nga banorët për Abc News.

Banorët shprehehn se janë ankuar në bashkinë e Laçit dhe komunën e Milotit, të cilët u kanë thënë se kjo kompani nuk ka leje për të vepruar.

Kujtojmë se ky nuk është skandali i parë me kompaninë “Salillari”, pasi vetëm disa ditë më parë rruga e Borshit e ndërtuar nga kjo kompani u shkatërrua nga shiu për shkak të cilësisë së dobët të punimeve.

Por cilësia e dobët e punimeve e firmës “Salillari” ka dalë në pah edhe në aksin Çorovodë-Përmet, për të cilën kjo kopmani ka përfituar 1.2 miliardë lekë për ndërtimin e këtij segmenti, që është dëmtuar nga reshjet e shiut.



Screenshot_10.jpgScreenshot_9_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO/ Hekurudha britanike 'falenderon' edhe në SHQIP mjekët që përballen me Covid-19
30-vjetori i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Meta: Nderimet e mia më të larta! Toleranca fetare e kanë kthyer në shembull vendin tonë »
Article Logic
Execution time: 0.011354923248291
array(1) { ["section"]=> string(164) "tjeter-skandal-i-kompanise-salillari-banoret-po-masakrohet-lumi-mat-vijne-naten-marrin-zhavorr-dhe-shkarkojne-mbetje-te-ngurta-bashkia-thote-se-nuk-kane-leje-236130" }