Tjetër skandal nga Hervin Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar nuk duron dot kritikën e të madhit Robert Ndrenika dhe e fyen publikisht

Publikuar tek: aktualitet, më 18:56 21-02-2017 Tjetër skandal nga Hervin Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar nuk duron dot kritikën e të madhit Robert Ndrenika dhe e fyen publikisht

Hervin Çuli që prej kohës kur është bërë drejtor i Teatrit Kombëtar, ka qenë shpesh herë i pranishëm në media për skandalet e shumta, deri në sherret me gazetarët, por ngjarja e fundit është akoma edhe më e rëndë.

Çuli ka bërë në “Facebook” një status ofendues dhe me nota raciste ndaj aktorit Besmir Haliti, i cili ka marrë pjesë në protestën e PD-së dhe ka folur për problemet në Teatrin Kombëtar. Në statusin e tij, Çuli përpiqet të ulë rëndësinë e aktorit duke pyetur nëse e njeh ndokush.

“I pari në protestë foli një aktor(kështu u prezantua) nga Fushë Kruja. Nëse e njeh njeri të më japi ndonjë koordinatë, se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shumë gjëra për teatrin (shante para mbrapa) deri në Fushë Krujë edhe mund të mos kenë mbërritur. Ta marrë djalli, dhe këtë aktorin nga Fushë Kruja kishim mangut!”, shkruan Çuli.

Por ky status nuk ka gjetur dakordësinë e të madhit Robert Ndrenika, që me anë të një komenti replikon: “Që kur ka filluar të bëjë ham ham drejtori???”

Drejtori i teatrit në të cilin Ndrenika ka performuar në skenë me qindra role, i përgjigjet atij me një tjetër koment fyes.

“Që kur niveli yt ikonë zbriti këtu ku je....”,- i përgjigjet Hervin Çuli Robert Ndrenikës.

Screenshot_5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I moshuari nga Vlora me “mision” në Tiranë, bie në pranga të policisë
Implant koklear falas në QSUT për fëmijët që nuk dëgjojnë »
Article Logic
Execution time: 0.010952949523926
array(1) { ["section"]=> string(137) "tjeter-skandal-nga-hervin-culi-drejtori-i-teatrit-kombetar-nuk-duron-dot-kritiken-e-te-madhit-robert-ndrenika-dhe-e-fyen-publikisht-69470" }