Tjetër sulm terrorist në Afganistan, 11 të vrarë

Publikuar tek: bota, më 14:40 31-07-2018 Tjetër sulm terrorist në Afganistan, 11 të vrarë

Sot, një bombë e vendosur anës rrugës shpërtheu duke goditur një autobus në provincën Farah të Afganistanit ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 40  të tjerë.

 

Zedhënësi i guvernatorit të provincës tha se shpërthimi ka ndodhur ndërkohë që autobusi ishte në ecje.

Zëdhënësi i policisë fajsoi militantët talebanë të cilët kanë fuqi në  provincën Farah.

“Ka qenë bombë e vendosur nga talebanët, për të goditur forcat e sigurisë, por, për fat të keq, ka goditur një autobus pasagjerësh”, tha Muhib.

Sipas raportimeve, mes viktimave ka edhe gra dhe fëmijë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088319778442383
array(1) { ["section"]=> string(54) "tjeter-sulm-terrorist-ne-afganistan-11-te-vrare-129733" }