Tjetër tmerr në Londër, furgoni futet mes besimtarëve muslimanë, 1 i vdekur e dhjetëra të plagosur

Publikuar tek: bota, më 06:14 19-06-2017 Tjetër tmerr në Londër, furgoni futet mes besimtarëve muslimanë, 1 i vdekur e dhjetëra të plagosur

Londra duket se nuk po gjen dot qetësi. Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur anglezët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një automjet tip furgon ka hyrë përmes turmës së këmbësorëve parkun Finsbury, pranë një xhamie në veri të Londrës, duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë.

Policia po heton nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist, ndërsa autori është kapur fillimisht nga qytetarët dhe më pas është prangosur nga policia.

Si pasojë e sulmit një person ndërroi jetë menjëherë, ndërsa 8 të tjerë janë plagosur.

I arrestuari është një 48 vjeçar, që dyshohet se e ka kryer sulmin. Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në spital për vlerësim të gjendjes së tij mendore.

 Këshilli Mysliman i Britanisë shkroi në Tëitterit se incidenti ndodhi pranë xhamisë në Parkun Finsbury dhe se një furgon "qëllimisht" goditi personat që po dilnin nga xhamia. Këshilli u ka bërë thirrje autoriteteve të rrisin sigurinë rreth xhamive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjashtë problemet madhore që pengojnë ndërtimin e murit të Trump
Sulmi me furgon në Londër, çfarë tha autori para se të shtypte besimtarët muslimanë? »
Article Logic
Execution time: 0.011744022369385
array(1) { ["section"]=> string(102) "tjeter-tmerr-ne-londer-furgoni-futet-mes-besimtareve-muslimane-1-i-vdekur-e-dhjetera-te-plagosur-82964" }