Tjetër tmerr në Spanjë, por policia e parandalon në kohë, vret 5 persona

Publikuar tek: bota, më 06:18 18-08-2017 Tjetër tmerr në Spanjë, por policia e parandalon në kohë, vret 5 persona

Një tjetër ngjarje e përgjakshme do të trondiste sërish Spanjën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Por, fatmirësisht policia ka mundur ta zbulojë dhe ta neutralizojë në kohë sulmin e dytë terrorist.

Sipas autoriteteve vendase 5 persona kishin planifikuar një tjetër sulm të dytë me furgon në qytetin Cambrils, 120 km larg Barcelonës, pas sulmit të djeshëm ku humbën jetën 13 persona dhe mbi 80 të tjerë u plagosën, kur një furgon hyri mes turmës së njerëzve, kryesisht turistë. 

Pas një shkëmbimi me armë zjarri policia mundi të ekzekutojë 5 personat e dyshuar, duke shmangur kështu një tjetër tragjedi në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar.

Ndërkohë, autori i sulmit të djeshëm, shoferi i furgonit është ende në arrati dhe policia po punon instensivisht për kapjen e tij.

Sulmi është marrë përsipër nga ISIS vetëm disa orë pas aktit.

 

_97428438_barcelona_van_crash_map624_v2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria katalane shpall tre ditë zie pas sulmit terrorist në Barcelonë
Sulmi në Barcelonë, zgjerohet bilanci i viktimave »
Article Logic
Execution time: 0.011933088302612
array(1) { ["section"]=> string(76) "tjeter-tmerr-ne-spanje-por-policia-e-parandalon-ne-kohe-vret-5-persona-89430" }