Një tjetër tragjedi në Itali ka ndodhur në Itali, 36 vjeçari shqiptar Ervin Myrtaj , banues në Genova ka pësuar infrakt pas zënkës me bashkëshorten. Ai është gjendur i vdekur në makinë, raportojnë mediat lokale.
Sipas policisë italiane mësohet se 36-vjeçari Ervin Myrtaj, nga Tirana, ka pasur nje incident ne banese para se të ndodhte ngjarja.
Shqiptari ka bërë një sherr me bashkëshorten në shtëpi dhe në nerva e sipër ka zgjedhur të dalë për të shfryrë dyfin, por pak minuta më vonë, ka pësuar atak kardiak, duke humbur edhe jetën.
Bashkëshortja e tij e ka gjetur në grahmat e fundit të jetës afër makinës së tij në rrugën Cervetto të Corniglianos aty ku edhe jetonin.
Gruaja ka lajmëruar menjëherë ambulancën, por edhe pse mjekët i kanë dhënë ndihmën e menjëhershme ai nuk ka mundur të shpëtojë.
Kjo është tragjedia e dytë për familjen e Ervinit, pasi dy javë më parë, si pasojë e një sëmundje ka vdekur edhe një kushëriri i tij i quajtur Erjon, teksa transportonte disa mobilje.