Tjetër tragjedi nga orteqet në Itali, vdesin 3 skiatorë, plagosen disa të tjerë (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 10:05 03-03-2017 Tjetër tragjedi nga orteqet në Itali, vdesin 3 skiatorë, plagosen disa të tjerë (FOTO)

Tre të vdekur dhe tre të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Është ky bilanci i një tjetër ngarje të rëndë, si pasojë e ortegjeve të borës në Val Veny, Courmayeur të Italisë. Një nga viktimat ishte italian, ndërsa dy të tjerët janë turistë gjerman dhe tjetri belg. Ndërkohë, të plagosur janë dy italianë dhe një gjerman (në gjendje të rëndë).

Rrëshqitja e borës ndodhi në kanalin e spanjoll në Plan de la Gabba e shkëputur nga një lartësi prej 2 mijë metrash.

Mësohet se pas ngjarjes së rëndë, ishin disa skiatorë të tjerë të rastësishëm ata që u erdhën në ndihmë të lënduarve dhe më pas njoftuan autoritetet italiane për ndihmë të specializuar. Të plagosurit kanë pësuar disa fraktura dhe ndodhen në spitalin e Aostas.

Në 19 janar të këtij viti një tjetër tragjedi e ngjashme u shënua një resort turistik qytetin e Pescara-s të Italisë, ku si pasojë en një orteku humbën jetën 30 persona. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet bombë e Luftës së Dytë Botërore e pashpëthyer gjatë gërmimeve, evakuohen menjëherë banorët e zonës (Foto)
Zjarr i fuqishëm në kullën e Trump, evakuohet ndërtesa luksoze »
Article Logic
Execution time: 0.010902881622314
array(1) { ["section"]=> string(88) "tjeter-tragjedi-nga-orteqet-ne-itali-vdesin-3-skiatore-plagosen-disa-te-tjere-foto-70606" }