Ministria e Shëndetësisë ka zgjatur datën deri në të cilën shkollat dhe kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura.
Shkollat dhe kopështet do të qëndrojnë mbyllur deri në 20 janar ndërsa mësimi në universitete do të nisë në 16 janar.
“Qëllimi kryesor i mbylljes së institucioneve shkollore është parandalimi i përhapjes së virusit të gripit dhe sterilizim e dezefektim i ndërtesave shkollor”, thuhet ndër të tjera në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, sipas disa burimeve të pakonfirmuara.