Një tjetër viktimë është shënuar si pasojë e temperaturave shumë të ulëta që kanë goditur prej disa ditësh vendin tonë.
Shtetasi Bashkim Çepa, 52 vjeç, nga Golemi i Lushnjes, ka ndërruar jetë si pasojë e motit të ftohtë. 52 vjeçari punonte si roje në një pallat dhe është gjetur i ngrirë mëngjesin e sotëm nga familjarët.
Çepa është viktima e tretë brenda tre ditësh që humb jetën si pasojë e motit të ftohtë. Dy viktimat e tjera jetonin në Durrës dhe Sarandë.