Tjetër zë kundër BASHËS, Arben Ristani bën thirrje për…

Publikuar tek: politike, më 16:54 03-08-2019 Tjetër zë kundër BASHËS, Arben Ristani bën thirrje për…

Arben Ristani ka vazhduar me kritikat kundër lidershipit të Partisë Demokratike për djegien e mandateve parlamentare dhe shmangien nga përballja institucionale.

Në një deklaratë të fundit, ish-sekretari dhe ish-deputeti i PD-së u shpreh se është koha që tashmë të mendohet për një zgjidhje më të mirë politike se bojkoti dhe të tejkalohet denoncimi i abuzimeve dhe shkeljeve të qeverisë.

Qëndrimin e tij, ai e shprehu në llogarinë e tij në Facebook.

‘Duhet te përqëndrohemi të gjithë te gjetja e zgjidhjes për krizën e rëndë që po kalojmë. Rama bën çdo ditë veprime kundër interesit publik, çdo dite vjedh dhe zhvat pasuritë e shqiptarëve, çdo ditë tallet me varfërinë e tyre, por këtë tashmë, s'ka shqiptar që nuk e di.

Le të themi se faza e denoncimit dhe beteja që shqiptarët dhe ndërkombëtarët ta njohin se kush është dhe çfarë bën, e realizoi qëllimin.

Çdo energji e tepërt e harxhuar për ta denoncuar të keqen publikisht, është energji e çuar dëm. Duhen përqëndruar forcat dhe mendja, te gjetja e rrugës që na çon te zgjidhja, dakortësimi gjithëpërfshirës për rrugën e gjetur, qartësi për etapat dhe rolet, përqëndrim dhe besim.

Sidoqoftë, rruga e bojkotit dhe ikja nga përballja institucionale, brenda sistemit, me kundërshtarin, tashmë është e përjashtuar si zgjidhje’, shkruan Ristani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032344102859497
array(1) { ["section"]=> string(60) "tjeter-ze-kunder-bashes-arben-ristani-ben-thirrje-per-174249" }