Tjetër zjarr në Fier, flakët shkrumbojnë 300 rrënjë ullinj

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 21-08-2019 Tjetër zjarr në Fier, flakët shkrumbojnë 300 rrënjë ullinj

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Peshtan të Madh të Fierit.

Përhapja e flakëve ka shkrumbuar 300 rrënjë ullinj. Në terren kanë zbarkuar forca të Emergjencës Civile të Fierit si dhe zjarrëfikëse nga ky qytet dhe nga Patosi.

Nga të dhënat e fundit mësohet se punonjësit po i vënë flakët nën kontroll dhe se shuarja e flakëve po bëhet me pompa shpine për shkak të terrenit të vështirë.

Nuk është zbuluar ende se ccfarë e ka shkaktuar shpërthimin e flakëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070819854736328
array(1) { ["section"]=> string(64) "tjeter-zjarr-ne-fier-flaket-shkrumbojne-300-rrenje-ullinj-175945" }