Tjetërsuan pronat në Spille, Gjykata dënon 9 ish-zyrtarët e Hipotekës së Kavajës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:33 16-05-2019 Tjetërsuan pronat në Spille, Gjykata dënon 9 ish-zyrtarët e Hipotekës së Kavajës Seit Cikalleshi

Gjykata e Kavajës ka dënuar me 18 vite burg 9 zyrtarët Hipotekës, të akuzuar për tjetërsim pronash në plazhin e Spillesë.

Ish-kreu i ZVRPP Kavajë Seit Cikalleshi u dënua me 2.8 vjet burg, juristi në ZVRPP Andi Gjeçi me 2.4 vite, Asim Arkaxhiu me 2 vjet, Aldo Kila me 1.8 vite, Ilir Kaja me 3 vjet, ish-kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokave Agron Xhelezi, Dritan Kazazi dhe Nezir Leçini me 2 vjet, ndërsa Aida Gjoci, 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar.

Gjithashtu Gjykata urdhëroi që 5 parcelat e tokës të kalojnë në pronësi të Shtetit, ndërsa pas hetimeve rezultoi se ish-zyrtarët janë përgjegjës për tjetërsimin e pronave.

Një vendim i marrë në muajin prill nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, i jep zyrtarëve të drejtën e uljes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066790580749512
array(1) { ["section"]=> string(86) "tjetersuan-pronat-ne-spille-gjykata-denon-9-ish-zyrtaret-e-hipotekes-se-kavajes-164588" }