Tjetërsuan pronën, nën hetim 23 punonjës të Kadastrës

Publikuar tek: aktualitet, më 11:49 11-09-2019 Tjetërsuan pronën, nën hetim 23 punonjës të Kadastrës

Krimi Ekonomik në Vlorë vë nën hetim 23 punonjës të Kadastrësë.

Shkak për këtë është bërë tjetërsimi i pronave. Mësohet se punonjësit, të cilët janë tashmë nën hetim, akuzohen se i kanë dhënë një personi tjetër pronën e një qytetari.

Nga ana tjetër, Drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame deklaroi para mediave hapjen e konkursit për punësimin e 74 specialistëve në të gjithë vendin. Ai refuzoi haptazi nepotizmin duke iu drejtuar dhe të afërmve të mos kërkojnë të gjejnë vend pune në zyrat e Kadastrës.

"U bëj thirrje djemve dhe vajzave të vijnë dhe të punojnë këtu. Të kenë besim tek unë. Përfshirë gruan, kushërinjtë, deputetë ish-deputetë, ju lutem të mos më ndërhyni në punë. Në Kadastër ka me qindra profesionistë.

Nyja e pronës është më e vështira për t’u zgjidhur. Duhet të vendosim o ngritjen e Kadastrës, o të bëjmë qoka. Të dyja bashkë nuk mundemi dot’’, përfundoi kreu i Kadastrës Artan Lame.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071330070495605
array(1) { ["section"]=> string(59) "tjetersuan-pronen-nen-hetim-23-punonjes-te-kadastres-178054" }