TMERR/ Burrë e grua, 26 dhe 23 vjeç gjenden të vdekur pranë shtëpisë (PUBLIKOHEN FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:50 18-02-2017 TMERR/ Burrë e  grua, 26 dhe 23 vjeç gjenden të vdekur pranë shtëpisë (PUBLIKOHEN FOTOT) Foto ilustruese

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një fshat të Pogradecit ku burrë e grua janë gjetur pa jetë në një kasolle në afërsi të shtëpisë së tyre. Erzen e Fatbardha Torra, 26 vjeç dhe F.T, 23 vjeçe,  dyshohet se gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri tjetrin. Të dy janë prindër të dy fëmijëve, një vajze 3 vjeçe dhe një djali 9 muajsh.

Më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle (pronë e tyre) ku shtetasja F.T dyshohet të ketë goditur në kokë, me mjet të fortë (dru) bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Më datë 18.02.2017, rreth orës 00:10, jemi njoftuar se në fshatin Velçan në Pogradec, në një kasolle pranë banesës së tyre,  janë gjetur të pajetë trupat e dy shtetasve E.T, 26 vjeç dhe F.T, 23 vjeçe,  (bashkëshortë)

Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri tjetrin.

Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit.

Konflikti mendohet të ketë ndodhur, për motive të dobëta, midis dy bashkëshortëve.

Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia.

Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

cifti1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia arreston në Shkodër të kërkuarin ndërkombëtarisht: Çfarë ka bërë durrsaku (EMRI DHE DETAJE)
Snajpera, policë që bëjnë “apelin”, bashkia që pret pemët… Ç’po ndodh tani te kryeministria (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.006011962890625
array(1) { ["section"]=> string(92) "tmerr-burre-e-grua-26-dhe-23-vjec-gjenden-te-vdekur-prane-shtepise-ja-cfare-ka-ndodhur-69129" }