Tmerr, gjarpërinjtë pushtojnë shtëpinë, familja shqiptare ka mbetur në oborr (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:27 10-06-2019 Tmerr, gjarpërinjtë pushtojnë shtëpinë, familja shqiptare ka mbetur në oborr (VIDEO)

Një familje shqiptare po përjeton një episod të frikshëm.  8 anëtarët e familjes Ahmeti nga fshati Resinoc i Komunës së Lipjanit, në Kosovë kanë 3 ditë që po qendrojnë në oborr.

Kjo pasi ndihen të pasigurt nga një grumbull gjarpërinjsh që ka hyrë në shtëpinë e tyre, raporton KTV, transmeton Neësbomb.al.

Kryefamiljari Përparim Ahmeti, thotë se nata e së enjtes për të ka qenë ndër më të vështirat, pasi  teksa ishte në gjumë, një gjarpër i ishte mbështjell në këmbë.

Ahmeti thotë se së paku 30 gjarpërinj i ka mbytur vetë, prandaj edhe ka kërkuar ndihmë nga Komuna e Lipjanit. Kështu, ata janë detyruar të jetojnë në oborrin e shtëpisë. Familja Ahmeti është duke pritur që Komuna të intervenojë në zgjidhjen e këtij problemi.

Ata tregojnë se Ekipi për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Lipjanit dhe Policia, i kanë vizituar, por ende nuk u kanë ofruar zgjidhje. Në Komunën e Lipjanit kanë thënë se të hënën sërish do ta vizitojnë këtë familje dhe do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe kapacitetet për t’i ofruar zgjidhje.

Familja kërkon që së paku të kenë një vendstrehim më të sigurt, pasi q jeta e tyre, është në rrezik real.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007188081741333
array(1) { ["section"]=> string(87) "tmerr-gjarperinjte-pushtojne-shtepine-familja-shqiptare-ka-mbetur-ne-oborr-video-167613" }