TMERR NË ELBASAN/ Qëllohet me kallash drejt efektivëve të FNSH-së dhe Shqiponjave, 2 të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 13:30 24-09-2020 TMERR NË ELBASAN/ Qëllohet me kallash drejt efektivëve të FNSH-së dhe Shqiponjave, 2 të plagosur Foto nga vendi i ngjarjes

Qëllohet me armë zjarri drejt efektivëve të policisë në Elbasan, dy persona të plagosur.

Sipas informacioneve të para është qëlluar me kallash drejt Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Shqiponjave në lagjen '5 maji'. Raportohet për 2 të plagosur të cilët janë transportuar për në spital nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë dy kalimtarë të rastit, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç.

Të shtënat kanë shkaktuar panik e frikë te qytetarët e Elbasanit, pasi në ato momente ka pasur edhe fëmijë në vendin e ngjarjes, raporton newsbomb.al. 

Policia është vënë në ndjekje të autorit Lefter Zhidru, 71 vjeç i cili është fshehur në banesë dhe vazhdon të qëllojë me armë duke vënë në rrezik jetën e efektivëve të cilët menjëherë kanë boshatisur zonën, kanë larguar qytetarët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

SI NISI NGJARJA

Sipas të dhënave të para e gjitha ka nisur nga një konflikt familjar i agresorit.

Policia ka shkuar të qetësojë situatën mirëpo autori i ka qëlluar me breshëri. Burimet bëjnë me dije se efektivët kanë arritur të nxjerrin nga banesa gruan dhe vajzën e autorit.
Informacionet e para bëjnë me dije se autori vazhdon të qëllojë nga dritarja e shtëpisë.

Drejt Elbasanit, janë nisur nga Tirana edhe forcat RENEA.

TË DHËNA ZYRTARE NGA POLICIA:

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen "11 Nëntori", Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013588905334473
array(1) { ["section"]=> string(101) "tmerr-ne-elbasan-qellohet-me-kallash-drejt-efektiveve-te-fnsh-se-dhe-shqiponjave-2-te-plagosur-221489" }