Tmerr në Itali, dy persona të maskuar qëllojnë me armë zjarri shqiptarin në mes të plazhit

Publikuar tek: rajon, më 14:29 20-09-2020 Tmerr në Itali, dy persona të maskuar qëllojnë me armë zjarri shqiptarin në mes të plazhit Foto nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në bregdetin Romak në Itali, ku një shqiptar është qëlluar me armë teksa ishte në plazh.

Mediat italiane bëjnë me dije se se dy persona të armatosur, qëllua me armë në drejtim të shqiptarit, i cili ndodhej mes shumë njerëzve dhe po shijonte pushimin e të djelës.

Sipas policisë italiane dy personat ishin të maskuar dhe janë nisur drejt shqiptarit dhe e kanë qëlluar.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, u nis me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011196136474609
array(1) { ["section"]=> string(96) "tmerr-ne-itali-dy-persona-te-maskuar-qellojne-me-arme-zjarri-shqiptarin-ne-mes-te-plazhit-221026" }