Digjet pylli në Portugali, vdesin tragjikisht 57 persona, të tjerë të zhdukur

Publikuar tek: bota, më 11:40 18-06-2017 Digjet pylli në Portugali, vdesin tragjikisht 57 persona, të tjerë të zhdukur

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet e Portugalisë, duke vrarë të paktën 57 persona.

Mediat e huaja raportojnë se shumica  vdiqën duke u përpjekur të iknin me makina nga zona e Pedrógão Grande, zona ku ka rënë zjarri masiv.

Disa zjarrfikës raportohen të jenë në mesin e të plagosurve.

"Për fat të keq kjo duket të jetë tragjedia më e madhe që kemi parë vitet e fundit sa i përket zjarrit në pyje. Bilanci tragjik i viktimave mund të rritet ", tha kryeministri Antonio Costa, në një konferencë emergjente për shtyp.

Mësohet se 16 persona kanë qenë në makina dhe nuk kanë mundur t'ia dalin. Për zjarrin që përfshiu pyjet, janë dashur rreth 1700 zjarrfikës, të cilët po rrezikojnë jetën e tyre për të shuar flakët, shkruan BBC.

Ndërkohë autoritetet portugeze po hetojnë për shkaqet e zjarrit masiv në pyll. /Newsbomb.al/ 

_96535536_49eb25f5-373d-4181-b47d-836351893496.jpg_96536703_1910545a-e097-42a0-bd88-40951b6e212f.jpg_96534508_fire.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093278884887695
array(1) { ["section"]=> string(73) "tmerr-ne-portugali-vdesin-nga-flaket-57-persona-te-tjere-te-zhdukur-82897" }