Tmerr në Tiranë, e moshuara gjendet e pajetë dhe e lidhur këmbë e duar

Publikuar tek: aktualitet, më 23:04 06-03-2017 Tmerr në Tiranë, e moshuara gjendet e pajetë dhe e lidhur këmbë e duar

Një grua e moshuar është gjetur e pajetë këtë mbrëmje në banesën e saj në Berzhitë. Ajo është gjetur e lidhur këmbë e duar, dhe dyshimet paraprake janë se mund të këtë rënë pre e grabitësve. E moshuara jetonte e vetme.

Njoftimi i Policisë:

Në numrin e Emergjencave 112 të sallës operative Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mihajas të Njësisë Administrative Bërzhitë, në banesën e saj është gjetur e vdekur shtetasja F. H ,74 vjeçe.

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje.

Nga kqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore.

Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve).

Kufoma do të dërgohet pranë IML për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria e Durrësit merr vendimin për ‘Velierën’ e Vangjush Dakos
Të maskuar dhe me armë terrorizojnë 2 të moshuarit në Shkodër: Tregoni ku fshihet djali »
Article Logic
Execution time: 0.0096781253814697
array(1) { ["section"]=> string(75) "tmerr-ne-tirane-e-moshuara-gjendet-e-pajete-dhe-e-lidhur-kembe-e-duar-70997" }