TMERR/ Shkrumbohet autobusi në aksin Tiranë-Elbasan, dyshohet se u përkiste tifozëve të Partizanit (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:40 18-08-2019 TMERR/ Shkrumbohet autobusi në aksin Tiranë-Elbasan, dyshohet se u përkiste tifozëve të Partizanit (VIDEO) Foto ilustruese

Një autobus ka marrë flakë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

30 pasagjerët e ndodhur në autobus kanë arritur të shpëtojnë në kohë. Sipas informacioneve të fundit, dyshohet se autobusi transportonte tifozët e skuadrës së Partizanit, të cilët mendohet se po ktheheshin nga Elbasani, ku u zhvillua finalja e Superkupës së Shqipërisë me Kukësin (4-2 fituan të kuqtë).

Gazetari i ‘’Report TV’ Arsen Rusta raporton se një person është lënduar në këmbë teksa po kalonte rrugën me shpejtësi. Shkak i shpërthimit të flakëve pretendohet se ka qenë një difekt teknik te autobusi.

Fatmirësisht, zjarri është shuar nga forcat zjarrëfikëse, ndërsa është bllokuar trafiku në aksin në fjalë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024797916412354
array(1) { ["section"]=> string(109) "tmerr-shkrumbohet-autobusi-ne-aksin-tirane-elbasan-dyshohet-se-u-perkiste-tifozeve-te-partizanit-video-175731" }