Tmerr te banorët e fshatit në Korçë, hajdutët ‘bëjnë kërdinë’ me bagëtitë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:56 22-08-2019 Tmerr te banorët e fshatit në Korçë, hajdutët ‘bëjnë kërdinë’ me bagëtitë Foto ilustruese

Banorët e fshatit Pulah në Korçë po kalojnë një verë të mallkuar. 

Bagëtitë e tyre grabiten dhe theren nga persona të paidentifikuar gjatë netëve. Rrëmbimi dhe therja e gjedhëve është kthyer në fenomen shqetësues për banorët, të cilët edhe pse kanë kallëzuar fenomenin në fjalë në polici, nuk kanë gjetur shpëtim.


Deri tani nuk ndaluar as edhe një person i dyshuar për këtë rast. Hajdutët shfrytëzojnë errësirën e natës dhe largësitë e mëdha midis shtëpive. Banorët tregojnë se bagëtitë grabitet nga stallat e fshatit dhe theren për t’u shitur.

Tashmë, ata janë detyruar t’i mbajnë këto kafshë pranë tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071470737457275
array(1) { ["section"]=> string(77) "tmerr-te-banoret-e-fshatit-ne-korce-hajdutet-bejne-kerdine-me-bagetite-176030" }