Tmerri në Velipojë, flet infermierja heroinë: M'u lut t’i shpëtoja jetën, edhe pse mund të vdisja s’ishte problem

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:32 30-07-2017 Tmerri në Velipojë, flet infermierja heroinë: M'u lut t’i shpëtoja jetën, edhe pse mund të vdisja s’ishte problem

Dy ditë më parë plazhi i Velipojës u trondit nga shpërthimi i një restoranti në kompleksin Fishta.

Për pasojë mbetën të plagosur nga djegia dhe asfiksia tre persona, pronari i restorantit, djali i tij dhe kamarierja.

Ndërkohë, të tjerë persona kanë rrezikuar jetën e tyre edhe për të shpëtuar jetën e këtyre tre të plagosurve, siç është rasti i infermieres Vjollca Voci.

Në një intervistë për News 24, Vjollca rrëfen momentin kur ka gjetur të shtrirë në tokë babë e bir, ndërsa ishin të djegur tërësisht sidomos në fytyrë dhe në gjymtyrë.  

“Nga flakët e mëdhaja nuk hynim dot. Kur hyra pashë njërin në asfalt dhe njëri në lulishte, i pari komplet i djegur, ndërsa i dyti më tha: më shpëto jetën motër se jam tu vdek. I kena dhënë ndihmën e parë me oksigjen, kur kam hy brenda kishte tym shumë e jena asfiksu të gjithë aty që ishim. Dy fëmijë me një burrë i nxorrëm jashtë, ai thoshte se ka prapë njerëz brenda, flaka e madhe na goditi edhe unë kam rënë gjendje shoku krejt. Edhe pse kam rreziku jetën nuk është hiq problem”, u shpreh infermierja Vjollca Voci.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019367933273315
array(1) { ["section"]=> string(116) "tmerri-ne-velipoje-flet-infermierja-heroine-m-u-lut-t-i-shpetoja-jeten-edhe-pse-mund-te-vdisja-s-ishte-problem-87770" }