Tmerri nga tërmetet në dy ditë, Erion BRAÇE jep lajmin e mirë, nuk kursehet ndaj SYRI.NET: Çdo sistem i aksesueshëm, janë media kriminale (RAPORTIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:39 23-09-2019 Tmerri nga tërmetet në dy ditë, Erion BRAÇE jep lajmin e mirë, nuk kursehet ndaj SYRI.NET: Çdo sistem i aksesueshëm, janë media kriminale (RAPORTIMI) Zv/kryeministri Erion Braçe raportoi për funksionimin e të gjitha strukturave në mbarë vendin pas tërmeteve të ditës së fundit

Zv/kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe e konsideroi median ‘’SYRI.NET’’ një media kriminale, e cila përhapi dje lajmin se në orën 23:30 do të binte në territorin shqiptar një tërmet i frikshëm me Magnitudë të shkallës Rihter.

Braçe raportoi para mediave për gjendjen e sistemit rrugor, shëndetësisë, arsimit, të cilat janë të aksesueshme për të gjithë banorët.

Numri 2 i qeverisë shtoi se IGJEUM-i është zëri zyrtar i qeverisë dhe ka besimin e plotë të saj për të raportuar për situatën sizmiologjike në vend.

Në fund, Braçe deklaroi fort se nuk mund të ketë tolerime për frikën dhe tmerrin që përjetuan dje mijëra qytetarë, sidomos fëmijët.

Deklarata e zv/kryeministrit Erion Braçe për raportimin total për sistemet në mbarë vendin:  
Të gjitha akset rrugore janë të aksesuseshme dhe të sigurta duke përfshirë dhe zonat malore, interurbane. I gjithë rrjeti i kanalizimeve është i sigurtë, duke përfshirë dhe zonat urbane e rurale. E gjithë struktura energjitike, stacionet prodhuese është e aksesueshme dhe  garantohet furnizim me energji elektrike. Çdo nëpunës është në punë prej 48 orësh.

E gjithë infrastruktura shëndetësire është e sigurtë dhe e garantuar. Duke përfshirë, urgjencën, ambulancën etj. janë në shërbim të plotë për qytetarët. Do të kenë nevojë ajo ata që kanë sëmundje kronike.

Edhe infrastruktura arsimore është e sigurtë. Në disa shkolla që nuk janë të sigurta, kemi vendosur t’i mbyllim. Edhe struktura sociale është e aksesueshme. Edhe siguria kombëtare e rendi publik janë në gadishmëri të përballojnë çdo detyrë të ngarkuar.

Shteti në nivel qendror dhe lokal po funksionin me gjithë fuqinë e tij. Po bashkëpunon me njerëzit, organizatat vullnetare. Nuk pranohen neglizhenca. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për detyrat e posaçme.

Kryeministri i qeverisë po drejton çdo operacion, ndryshe nga çdo palaço në paçeri, që përfundon në restorant peshku dhe pijetore. Ministria e Mbrojtjes është një supergrua, megjithë problemet shëndetësosre ka 48 orë që kryeson strukturat. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës po drejton çdo vlerësim të objekteve të dëmtuara. Do të drejtojë punën për riparimin e çdo dëmi. Ajo do të drejtojtë të gjithë punën për të menaxhuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti duke verifikuar dhe materialet e terrenet ku janë ngritur këto banesa.

Në 48 orët e ardhshme të çlirojmë objektet e pabanueshme. Do të ndihmojmë dhe çdo familje që pranon ta ndërtojë shtëpinë e dëmtuar vetë. Çdo kryetar bashkie dhe deputetë janë në terren. Në çdo qark, çdo zyrtar do të mbulojë detyrat sipas profileve që kanë.

Ministri i Brendshëm do të vazhdojë të garantojë sigurinë kombëtare dhe kushtetuese. Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo ngjarje kriminale. IGJEUM do të vazhdojë të jetë zëri zyrtar i shtetit shqiptar për ngjarjet sizmike. Është autoritet zyrtar, i përgjegjshëm për monitirimin e situatës dhe përballimin e parashikimin e çdo fenomeni tjetër. Çdo deputet i Republikës së Shqipërisë ka marrë përgjegjësinë të administrojnë zonat dhe të kontaktojnë personalisht me çdo person.

Rendi kushtetues, siguria dhe jeta u kërcënua nga kaosi i një lajmi të rremë të fabrikuar qëllimisht nga Syri.net, është një media kriminale, e njëanshme, dhe e kapur nga politika. Nuk kam ndërmend të falim për lotët e fëmijëve, që i mbajtën në krahë dhe në prehër, nuk mund të falim për ata që ulërinë nga frika ekstreme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022764921188354
array(1) { ["section"]=> string(150) "tmerri-nga-termetet-ne-dy-dite-erion-brace-jep-lajmin-e-mire-nuk-kursehet-ndaj-syri-net-cdo-sistem-i-aksesueshem-jane-media-kriminale-raportimi-179497" }