200 koka derri dhe organe të brendshme gjenden në lumin Ishëm. Kokat dhe organet e derrit janë gjetur nga banorët e Krujës mëngjesin e sotëm ndërsa nuk dihet ende nga kanë ardhur e si kanë përfunduar aty.
Era e keqe është përhapur me shpejtësi, gjë që ka vënë në alarm banorët. Në lumë ka ende erë të rëndë ndërsa askush s’ka shkuar për të inspektuar zonën dhe kokat po përhapen nga qentë. Disa prej kokave të derrave kanë edhe numër matrikulimi por te një pjesë e tyre vihet re që janë dëmtuar.
Kjo situatë përbën rrezik për mjedisin e banorët që po ankohen vazhdimisht për erën kundërmuese.