Tmerruese: Në Rusi nis “Reality Show” ku lejohet përdhunimi dhe vrasja

Publikuar tek: kulture-art, më 17:59 15-12-2016 Tmerruese: Në Rusi nis “Reality Show” ku lejohet përdhunimi dhe vrasja

Një televizion në Rusi do të nisë transmetimin e një “Reality Show” të ngjashëm me skenarin e filmit “The Hunger Games”, ku lejohet gjithçka, përfshi përdhunimin dhe vrasjen.

I titulluar “Game2: Winter”, programi është vendosur në thellësi të Tajgës dhe mbahet si “ testi përfundimtar për të mbijetuar në Siberi”, mes arinjve dhe ujqërve, në temperatura deri në minus 40 gradë celcius, raporton Newsbomb.al.

Kamerat e vendosura në thellësi të pyjeve do të transmetojnë pamje 24 orë në ditë të 30 burrave dhe grave që do të popullojnë terrenin e ashpër.

Regulli është i thjeshtë: “Gjithçka lejohet, sherre, alkool, vrasje, përdhunim, duhan, çdo gjë”.

Megjithatë, pavarësisht deklaratave shokuese, prodicentët kanë informuar konkurrentët se ndodhen në territorin rus dhe duhet t’i binden ligjeve të vendit. Në të kundërt policia do kryejë detyrën e saj, raporton Newsbomb.al.

Konkurrentët nga shtete të ndryshme do pajisen me thika dhe do tentojnë të mbijetojnë mes pyjeve, arinjve, dhe ujqërve me anë të gjuetisë, duke garuar për çmimin e madh 1,5 milion euro. /Newsbomb.al

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020567178726196
array(1) { ["section"]=> string(73) "tmerruese-ne-rusi-nis-reality-show-ku-lejohet-perdhunimi-dhe-vrasja-62769" }