Togerja shqiptare në ushtrinë amerikane: Lufta më bëri të dua ushtrinë

Publikuar tek: bota, më 12:20 18-10-2015 Togerja shqiptare në ushtrinë amerikane: Lufta më bëri të dua ushtrinë

Togerja shqiptare në ushtrinë amerikane, Yllka Cana me sukses të madh është duke u ngjitur në hierarkinë e ushtrisë amerikane. Vajza nga Livoçi i Gjilanit pritet të bëhet kapitene në ushtrinë më të fuqishme të botës.

Yllka në moshën 10 vjeçare ka lënë Kosovën dhe së bashku më familjen e saj kishin shkuar si refugjatë në Amerikë.  Ajo studioi në Amerikë në drejtimet Shkenca Politike, Siguria Kombëtare e Shkencat Ushtarake dhe diplomoi me temën “Ndërhyrja ushtarake”. Yllka u trajnua për të drejtat themelore të njeriut në “The Path to Peace Foundation and the Holy See at the United Nation.

Aktualisht ajo është togere  në ushtrinë amerikane dhe merret me analizimin dhe zbulimin e zonave konflikte, që mund të kenë ndikim në sigurimin ndërkombëtar.  Yllka  në vitin 2013 ishte pjesë e misionit të KFOR-in në Kosovë.

“Përjetimi i luftës është një nga arsyet që më bëri të doja t’i bashkohesha ushtrisë. Doja gjithmonë të isha ai personi që ndihmon të tjerët”, shprehet ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026721954345703
array(1) { ["section"]=> string(75) "togerja-shqiptare-ne-ushtrine-amerikane-lufta-me-beri-te-dua-ushtrine-23388" }