“Toka e premtuar”- Atdheu im

Publikuar tek: analiza-komente, më 21:09 19-01-2016 “Toka e premtuar”- Atdheu im

Nga Simon Shkreli

Nuk dua që me këtë që do them në këtë shkrim të irritoj askënd e aq më pak të ndikoj tek ndokush sado pak! Në vitin 2004, në vjeshten e këtij viti vendosa që të nis një jetë të re, në një vend që quhet Shqipëri. Për mua dhe familjen time ku jam rritur ishte dhe vazhdon të jetë “Toka e premtuar” e mohuar për shumë e shumë vite. Vendosa të jetoj në një qytet afër shtëpisë time, familjes dhe të afërmëve vetëm 19 kilometra larg. Edhe sot vazhdoj të besoj se ka qenë zgjidhja më e mirë për mua dhe familjen e re që po krijohej asokohe. Por sot 12 vite më pas çdo gjë ka ndryshuar! Kur e nisa rrugëtimin tim, në një vend të ri për mua, në “Token e premtuar”, isha më shumë se ç’duhej idealist. Besoja thellësisht se ky vend është I përshtatshëm për mua, I jetueshem dhe se këtu mund të gjeja veten. Nuk isha I gabuar! Isha edhe më trim! Më trimëronte, etja e madhe që të bëj diçka I pavarur nga prindërit e mij. Të tregoja se ato dy tre ditë shkollë që I bëra 500 kilometra larg shtëpisë, kishin vlejtur. Ato dy tre ditë shkollë kishin formuar një person të aftë të menaxhoj jetën e tij, të krijoj një familje të qëndrueshme, duke u bazuar në moral, qytetari dhe edukim. Kjo ishte ajo që unë besoja për vetveten. Ky besim më dha kurajon që të mos frikësohen përballë asnjë sfide. Sepse tek e mbramja besoja dhe besoj se jeta është një sfidë. Një sfidë ku përballjet me një sistem vlerash ku rëndësi ka mendimi, kultura dhe edukata bëjnë të mundur konkurimin e çdo individi, në ndërtimin e “kështjellës” së tij. “Këshjellë” e cila nuk mund të cenohet në asnjë moment dhe nga asnjë lloj sfide, pasi themelet mbi të cilat është ndërtuar përbëjnë bazën e çdo shoqërie të shëndosh. Unë besoj tek shqoëria Shqiptare, tek vitaliteti I saj.

Nëse besoj edhe sot? Asokohe nuk kisha frikë! Sot kam frikë!

Pse mendoni se kam frikë? Kam frikë se jam bërë më frikacak se 12 vite më parë, ndoshta shkak edhe mosha, apo ndoshta shkak të menduarit gjërat më ndryshe. Frikë nuk mund të quhet se më cenohet siguria ime fizike, e cila nuk ka asnjë rëndësi tek e fundit edhe nëse do cenohej dhe do vihej në rrezik do ishte thjeshtë një statistikë. Pse kam frikë? Sado që unë të jetoj me idealizmin dhe realizimin e ëndrrës së madhe, të jetoj në “Tokën e premtuar”. Frikësohem nësë djali im I cili është vetëm tre vjeç, nesër nuk do vendos të largohet nga e premtuara tokë e babait të tij? Janë disa nga pyetjet që ia bëjë vetës çdo ditë. Mundohem të ngushëllohem me përgjigjet që I jap vetës, sepse kështu ndodhin gjërat gjithë andej, sepse ky është një vend që po përpiqet të bëhët! Se synon që të arrij standartet e një vendi demokratik, ku liria dhe demokracia, janë në sintoni me zbatimin e ligjit. Ku njeriu vlerësohet me atë që ka në kokë dhe jo atë që ka në xhep. Ku një I ri mund të gjej punë sipas kualifikimit që ka dhe asaj që ka arritur apo që synon të bëjë në jetë. Këto përgjigje që i jap vetës janë ndoshta të drejta. Por a do mendoj kështu im bir kur të rritet? Kjo pyetje më frikëson tej mase! Vë në dyshim çdo gjë që unë kam menduar në 2004-en, kur vendosa të jetoi në “Token e premtuar”!

Frika më shtohet edhe më shumë kur çdo ditë shoh atdheun tim duke u rrokullisur drejtë një gremine, ku vlerat kulturore, morale dhe qytetruese janë zëvëndësuar me vleren e xhepit. Ku kolegët të mi rrihen si në “karadak”, kur në të rënë të muzgut maskat grabisin, kur vriten njerëz, ku mjerimi në pjesën më të madhe të familjeve është ulur këmbë kryq. Ku politikanët I quajn gazetarët prostituta, ku fjala e lirë dhe liria e të qenurit njeri sipas parimeve dhe moralit njerëzor janë thyer, ku gjysma e shqiptarëve flasin me vete e gjysma flasin në celular! Të gjitha këto më shtojnë friken, se ndoshta pas shumë vitesh kur im bir do vij në moshen time do më akuzoi për vendim e asaj vjeshte të 2004-es.

Por frika ime nuk mbetet me kaq, ajo shtohet edhe më shumë, kur ne, unë dhe bashkëshortja ime, si prind e ndjejmë vetën të pa aftë për të siguruar për djalin tonë një të ardhme të sigurt. Ku ai do vlerësohet për atë që ka në kokë dhe jo në xhep. Pasi sado që ne si prind të përpiqemi, frikësohem se edhe nëse ai do jetë një nga ata studentët e exelencës do I duhet të kthehet nga një exelent në një servil. Të vrapoi në një nga ato zyrat e partisë të marrë teseren dhe të ndjek urdhërat e të fortit të radhës, që do jetë në krye të partisë. E më pas të kthehet dhe të shoh duart e deputetit milioner, “kauboj”, “kriminel”, “rrugaç”, “të pa moralshem” nëse ky do I jap ndonjë vend pune apo do I jap ndonjë vend në atë autobusin e tij të mbushur me servila. Nuk dua të jem pesimist, pasi unë serish besoj, se ky vend mund të bëhët. Se vlerat morale do ngrihen, mbi llumin të cilin e ka mbulur vendin tonë. Se një ditë një njeri I vetem nuk do ketë në dorë fatin, tim, të familjes time e të mbarë shoqërisë. Por shoqëria do jetë ajo që do ketë në dorë të ardhmen e saj. Por deri atëherë, a do jem unë njëri nga ata që do shijoj këtë dhe do jetoj ditët e lumtura?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073399543762207
array(1) { ["section"]=> string(31) "toka-e-premtuar-atdheu-im-30432" }